Europarlamentari David Lega deklaroi se çdo ndryshim i njëanshmë i marrëveshjes së 5 qershorit është në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Në një postim në Twitter, Lega shkruan:
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht thelbësor për anëtarësimin në BE. Reforma Zgjedhore e 5 qershorit u miratua në konsensus, u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet zbatuar ashtu siç është dakortësuar.
Ndryshimet e njëanshmë në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimit të KE për hapjen e negociatave. Grupi PPE i bën thirrje autoriteteve të ndalojë çdo ndryshim të njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen siç janë zotuar.”