David Lega, raportues për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Evropiane në PE i bëri thirrje qeverisë të ndalojë shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në një postim në Tëitter:
Ne dënojmë veprimet e autoriteteve dhe dhunës policore në Tiranë dhe i bëjmë thirrje kryeministrit Rama të ndalojë shembjen e Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj aktivistëve dhe artistëve dhe të angazhohet në dialog.
We condemn the authorities action and police violence in Tirana and call on PM Rama to stop the demolition of the National Theatre, to stop the violence against artists and activists and instead engage in dialogue. Writes together with @gahler_michael https://t.co/UmdTnkxAXQ
— David Lega (@DavidLega) May 17, 2020
Reagimi i europarlamantarit Lega, erdhi menjëherë pas deklaratës së Michael Gahler përfaqësues për çeshtjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, i cili këkroi ndalimin e shembjes së Teatrit Kombëtar.