Europarlamentari Lega thirrje qeverisë të ndalojë shembjen e Teatrit

Nga Exit News
Europarlamentari Lega thirrje qeverisë të ndalojë shembjen e Teatrit

David Lega, raportues për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Evropiane në PE i bëri thirrje qeverisë të ndalojë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Tëitter:

Ne dënojmë veprimet e autoriteteve dhe dhunës policore në Tiranë dhe i bëjmë thirrje kryeministrit Rama të ndalojë shembjen e Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj aktivistëve dhe artistëve dhe të angazhohet në dialog.

Reagimi i europarlamantarit Lega, erdhi menjëherë pas deklaratës së Michael Gahler përfaqësues për çeshtjet e jashtme e të zgjerimit  i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, i cili këkroi ndalimin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>