Europë, qytetarët kundërshtojnë masat kundër Covid-19

Nga Exit News
Europë, qytetarët kundërshtojnë masat kundër Covid-19

Në disa vende të Europës qytetarët kanë kundërshtuan masat për koronavirusin, duke protestuar në sheshe.

Në Berlin policia shpërndau protestuesit pasi nuk respektuan rregullat kundër Covid-19. Rreth 300 persona u arrestuan pasi nuk mbajtën distancën fizike dhe maska.

Në Francë, policia shpërndau protestat në Paris dhe vendosi gjoba prej 135 eurosh ndaj të gjithë atyre që nuk mbanin maska. Në Paris është e detyrueshmë mbajtja e maskave.

Edhe në Zvicër rreth 1 000 persona protestuan me thirrjen për tu rikthyer liria.

Protesta u zhvilluan edhe në Londër dhe në Vjenë, ku qytetarët pretendojnë se “normaliteti i ri është i barabartë me një fytyrë te re të fashizmit”

Në Europë janë rregistruar më shumë se 3 milionë të infektuar  dhe 209 mijë viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>