
Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit për shtetet evropiane. Kështu raporton Europol—agjencia evropiane e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjit—në raportin e saj të përvitshëm për situatën e drogës në 28 shtete evropiane.
Krahasuar me gjendjen e një viti më parë, Shqipëria eshtë kthyer nga një prej prodhuesve kryesorë të kanabisit në Evropë, në vendin që tashmë sundon tregun evropian.
Raporti dëshmon se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit që trafikohet në Itali, Greqi e Francë. Një pjesë a madhe e trafikut të drogës nga Shqipëria bëhet përmes gomoneve e mjeteve të tjera lundruese.
Raporti paralajmëron se në të ardhmen mbjellja do të zhvillohet shumë kultivimi i kanabisit në vende të mbyllura, si shtëpi apo sera, mundësuar nga teknologjitë e sofistikuara që kanë filluar të përdorin organizatat kriminale.

Shqipëria është po ashtu dhe vend i rëndësishëm tranzit për drogën, sidomos heroinën, e cila transportohet nga Afganistani e Pakistani dhe ka destinacion Hollandën e vendet e tjera evropiane.

Europol pohon se numri i organizatave kriminale në Evropë është rritur ndjeshëm krahasuar më vitet e mëparshme, por nuk ka të dhëna të specifikuara për secilin shtet.
Të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike që prek 180 shtete, janë aktualisht rreth 5000 organizata kriminale, nga 3600 që ishin në vitin 2013.