Eurostat: Shqipëria me konsumin më të ulët dhe çmimet më të larta në rajon

Eurostat: Shqipëria me konsumin më të ulët dhe çmimet më të larta në rajon

Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të konsumit dhe të të ardhurave për frymë në Europë. Njëkohësisht, çmimet për ushqime dhe veshje në Shqipëri janë më të shtrenjtat në rajon.

Ky përfundim del në dy raportet më të fundit të Eurostat.

Një prej tyre mat aftësinë blerëse të qytetarëve të vendeve anëtare në BE dhe atyre kandidate, të krahasuar me mesataren e Europës.

Shqipëria renditet e fundit në Europë për nga konsumi – që shkon në 60% nën mesataren europiane – dhe për nga të ardhurat për frymë – që kap vlerën 69% nën mesataren e Europës.

Njëkohësisht Eurostat raporton se Shqipëria është vendi me çmimet më të shtrenjta në rajon sa i përket ushqimeve, pijeve jo-alkolike dhe veshjeve. Për këtë kategori Shqipëria arrin në 82% të mesatares së Bashkimit Europian.

Cmimet e produkteve EUROSTAT

Konsumi dhe te ardhurat per fryme EUROSTAT
Konsumi dhe te ardhurat per fryme EUROSTAT

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>