Vendet evropiane po konsiderojnë ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare nga Bjellorusia, pas devijimit të fluturimit të avionit RyanAir me qëllim arrestimin e gazetarit disident, Roman Protasevich, të dielën.
Madje, po shikohet mundësia edhe për kufizimin e transportit tokësor, pavarësisht se në të kaluarën sanksionet e BE-së dhe SHBA-ve ndaj vendit nnuk kanë patur efekt.
Avioni me pasagjer po udhetonte nga Greqia për në Lituani, kur ekuipazhi u sinjalizua për praninë e mundshme të një bombe në bord, duke e detyruar të bëjë ulje emergjence në Minsk.
Sipas mediave lokale, ishte presidenti Llukashenko që dha urdhrin e devijimit të fluturimit, megjithse autoritetet bjelloruse formalisht vazhdojnë të pretendojnë se kishin sinjalizim për bombë.
Vendet evropiane e kanë dënuar ashpër veprimin duke e quajtur “rrëmbim” apo “pirateri shtetërore”.
Presidenca franceze e BE, sipas një raportimi nga Reuters, i ka dërguar kërkesë Organizatës së Aviacionit Civil për ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare të Bjellorusisë, megjithse kjo e fundit nuk ka fuqi rregullatore.
Të parat që kanë marr masa për ndalimin e fluturimeve kanë qënë vendet fqinje me Bjellorusinë, si Lituania e Letonia, ndjekur nga kompania hungareze e fluturimeve, ËizzAir.
Opsione të tjera që priten të diskutohen janë edhe ndalimi i investimeve nga Banka Evropiane e Investimeve pasi ndërprerja e fluturimeve vjen me kosto të mëdha për kompanitë.
Ndërkohë që kreu i Ryanair, Michael O’Leary e quajti ngjarjen rrëmbim të sponsorizuar nga shteti dhe se presim udhëzime nga autoritetet evropiane dhe NATO.
Shtetet evropiane kanë kërkuar lirimin e menjëhërshëm të gazetarit të ri Protasevich.