Evropianët thirrje opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje

Evropianët thirrje opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit të fundit për një marrëveshje të gjerë politike që do t’i jepte mundësinë opozitës të marrë pjesë në zgjedhje, deklaratat që i bëjnë thirrje Lulzim Bashës t’i japë fund bojkotit janë shtuar.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk i ka kërkuar Zotit Basha të futet në zgjedhje dhe i ka premtuar angazhim maksimal të BE-së për të siguruar një mjedis të qetë për të votuar më 18 qershor.

Po ashtu dhe Joseph Daul, lider i grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane në PE, me anë të një telefonate, i ka bërë thirrje liderit të opozitës që të ndalojë protestën dhe të drejtojë opozitën drejt zgjedhjeve të qershorit.

Mëngjesin e sotëm, ambasadorja gjermane në Shqipëri Susanne Schutz, ndryshe nga Tusk e Daul që nxitën Bashën të marrë pjesë në zgjedhje, tha se edhe nëse opozita nuk merr pjesë në votime, Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit.

Nga ana tjetër, opozita duket e vendosur në qendrimin e saj për të bojkotuar zgjedhjet. Lulzim Basha e quajti ultimatumin 48 orësh të KQZ-së dhe kryeministrit Rama si “ultimatum për të marrë pjesë në teatrin e kukullave.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>