Exit News rikujton masat anti-Covid, në ditën që shënoi rekord fatalitetesh në vend

Exit News rikujton masat anti-Covid, në ditën që shënoi rekord fatalitetesh në vend

Dita e sotme ka shënuar rekord të ri të fataliteteve dhe personave të intubuar, për shkak të infektimit me Covid-19 në vendin tonë.

19 persona kanë vdekur, duke shënuar edhe shifrën me të lartë të vdekjeve të regjistruar brenda 24 orëve.

Në këtë pikë, është e qartë se sistemi shëndetësor nuk do të jetë në gjendje të përballojë shumë gjatë fluksin e personave të infektuar, që kanë nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Nga ana tjetër, zgjatja e pandemisë ka bërë që shumë nga masat e njohura gjerësisht të injorohen ose të zbatohen në mënyrë të parregulltë.

Baret, rrugët, qëndrat tregëtare, urbanet dhe mjediset e punës muajt e fundit kanë qënë dëshmi e humbjes së kujdesit fillestar ndaj virusit.

Të harruara gjithashtu janë larja e duarve dhe dizinfektimi i shpeshtë.

Problem ka qënë edhe politikat dhe komunikimi i qeverisë, e cila jo pak herë ka qënë jokonsistente në masat që ka marr apo zbatimin e tyre.

Ndonëse policia ka vendosur gjoba për mungesën e mbajtjes së maskave, imponimi i distancës së sigurisë apo ndalimit të grumbullimeve ka qënë sporadik e joefikas.

Rikujtojmë se roli i maskës në mbrojtjen ndaj virusit është i pamjaftueshëm, ndërsa distanca është formë shumë herë me e sigurtë për shmangien e infektimve. Këto dy masa parandaluese nuk janë të ndërkëmbyeshme, sic është dhënë gabimisht përshtypja për publikun.

Situata rrezikon të bëhet shumë kritike në Shqipëri, nëse secili prej nesh nuk ngrihet në nivelin e përgjegjësisë që i takon. Kjo, edhe për shkak të varianteve të reja të virusit, që mund të jenë deri në 50% më ngjitës dhe që mendohet se kanë mbërritur në vendin tonë.

Redaksia e Exit News e ndjen detyrim t’i kujtoj bashkëqytetarëve masat, që secili duhet të aplikojë për të mbrojtur veten e rrjedhimisht, edhe komunitetin, nga infektimi me koronavirus:

  • Pastroni duart shpesh. Përdorni ujë dhe sapun, ose fërkim duarsh me bazë alkooli.
  • Mbani dizinfektant me vete dhe aplikojeni rregullisht kur lëvizni nga një ambient në një tjetër.
  • Mbani një distancë të sigurt nga njëri-tjetri.
  • Mbani rregullisht maskë në ambiente të hapura e të mbyllura.
  • Shmangni prejken e syve, hundës ose gojës.
  • Mbuloni hundën dhe gojën me bërrylin tuaj të përkulur kur kolliteni ose teshtini.
  • Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni keq.
  • Punoni nga shtëpia nëse mundeni dhe lëvizni sa më pak përtej nevojave bazike.
  • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Zbatimi i masave për mbrojtjen ndaj koronavirusit ndoshta nuk ka qënë kurrë më i rëndësishëm se sot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>