Exit News udhëheq përpjekjet në rajon për vet-rregullimin në media

Exit News udhëheq përpjekjet në rajon për vet-rregullimin në media

Në vitin 2020, Exit News u bë platforma e parë mediatike në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet Iniciativës së Mirëbesimit në Gazetari (JTI), e cila përfshin një auditim të plotë të brendshëm dhe të jashtëm dhe botimin e rezultateve.

JTI “synon një hapësirë ​​më të shëndetshme informacioni” përmes zhvillimit të treguesve për besueshmërinë e gazetarisë. Ajo promovon dhe shpërblen pajtueshmërinë me normat, standardet dhe etikën profesionale.

Nisma u fillua me Reporterët pa Kufij, por gjithashtu ka mbështetjen e Rrjetit Gazetar Etik, UNESCO-s dhe Komisionit Evropian. Projekti gjithashtu ka marrë mbështetje nga Agence France Presse, Unioni Evropian i Transmetimeve dhe Forumi Global për Zhvillimin e Mediave.

Exit News u zgjodh për të pilotuar auditimin, që përfshiu përgjigjen e pyetjeve mbi strukturën, pronësinë, financat dhe standardet profesionale.

Gjithashtu, auditimi kërkonte pasjen e një sërë standardesh si direktivat editoriale, botimi i detajeve të kontakteve dhe adresave, dhe politika për të adresuar pavarësinë, barazinë dhe luftimin e dezinformimit.

Rezultatet e auditimit të Exit mund t’i shihni këtu.

Të enjten, më 29 Korrik, gazetarja e Exit News, Alice Taylor, e cila drejtoi iniciativën brenda portalit mediatik, do të marrë pjesë në një panel për të festuar fillimin e projektit.

Ajo do t’i bashkohet Heaton Dyer, Drejtorit Ekzekutiv të Strategjisë në CBC/Radio-Kanada dhe Jon Williams, fituesit të Çmimeve Emmy, njëkohësisht edhe Drejtor i Lajmeve dhe Çështjeve Aktuale në RTE, Irlandë për të folur në lidhje me përvojën e auditimit.

LEXO  Exit News shënjestër e një sulmi kibernetik që synonte fshirjen e arkivës së artikujve

Mund të regjistroheni për të parë panelin këtu.

Adrian White, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve,  ish-gazetar i The Guardian dhe aktivist me eksperiencë të gjatë për të drejtat e gazetarëve, komentoi mbi rezultatin e pjesëmarrjes së Exit.

“Angazhimi i Exit News për etikën është një garanci për publikun në lidhje me cilësinë e gazetarisë së tij. Në këto ditë të vështira, njerëzit bombardohen me informacione – shumica e tyre janë false, të deformuara, madje edhe abuzive. Për të luftuar këto kërcënime, mediat e lajmeve duhet të rinovojnë angazhimin e tyre ndaj të vërtetës, transparencës dhe raportimit etik.

Exit News ka bërë pikërisht këtë, duke vendosur një standard që të gjithë gazetarët duhet të ndjekin, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. ”

White shtoi gjithashtu se: “Exit News ka ndërrmarrë një sfidë, duke deklaruar “nuk kemi asgjë për të fshehur dhe jemi gati të themi të vërtetën në interes të publikut”. Unë i përgëzoj për vendimin e tyre pionier, për të ndërtuar besimin e publikut në media. ”

Exit News është gjithashtu një anëtar themelues i Aleancës Etike të Medias, platforma e parë vetë-rregulluese në Shqipëri. Alice Taylor u zgjodh në bordin e saj në vitin 2020.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme