Kompania amerikane Excelerate Energy LP (Excelerate), kompania italiane e infrastruturës Snam SpA (Snam) dhe kompania shtetërore Albgaz Sh.a (Albgaz) nënshkruan më 15 korrik një Memorandum Mirëkuptimi (MOU), për të shqyrtuar mundësinë e ndërtimit të një gazsjellësi nga Terminali shqiptar i Vlorës.
“Duke forcuar aftësitë tona në përpunimin e gazit dhe duke punuar së bashku me Shqipërinë për të eksploruar zgjerimin e aksesit të tyre në energji të besueshme, ne jemi në gjendje të bëjmë një hap të rëndësishmë drejt sigurisë së energjisë për vendin,” deklaroi Steven Kobos, President dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Excelerate, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë.
Në një intervistë me Keida Kostrecin, për Zërin e Amerikës, Kobos sqaroi se projekti është zgjatim i studimit të fizibilitetit për ndërtimin e terminalit të gazit në portin e Vlorës nga kompania Exxon Mobile.
Ai e vlerësoi pozitivisht klimën e investimeve në vend, duke u shpreh se:
“Ne besojmë se mund të arrijmë një rezultat të favorshëm investimi në Shqipëri nëse puna jonë inxhinierike dhe vlerësimet themelore të fizibilitetit dhe ekonomisë funksionojnë. Kështu që unë kam një nivel të lartë besimi se do të arrijmë një klimë ku mund të bëhen investime të përshtatshme nëse garantohen meritat themelore të projektit”.