Facebook dhe Instagram mund të fshehin butonin ‘like’

Nga Exit News
Facebook dhe Instagram mund të fshehin butonin ‘like’

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram mund të fshehin pëlqimet nga postimet. Të dyja platformat do t’i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin like (pëlqej) ose thjesht t’i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri, sipas AFP-së.

“Njerëzve do t’ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë publike pëlqimet apo jo”, tha Mosseri në një konferencë pë media, të mërkurën.

“Më 2019, ne u lejuam një grup njerëzish që të fshehin pëlqimet, për të kuptuar nëse kjo zvogëlon disa presione kur poston në Instagram”, tha një zëdhënës i Facebook-ut, për AFP në muajin prill.

“Disa njerëz e panë si të dobishme, por disa ende dëshironin që të mund të gjurmonin kush është i famshëm”, tha Facebook, që ka në pronësi edhe rrjetin Instagram.

Gjatë testimit të këtij opsioni u dëshmua se disa njerëz postuan më shumë kur u hoq mundësia që ata të gjykohen nga përdoruesit tjerë, tha Mosseri.

Disa ekspertë thonë se kërkimi i madh për “pëlqime” mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.

Facebook tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e këtij modeli të fshehjes së pëlqimeve, që është testuar nga Instagram, mund të mbështesë mirëqenien e përdoruesve.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>