
Facebook do t’i paguajë 106 milion euro në taksa dhe gjoba qeverisë franceze, raporton Politico.eu
“[Facebook] arriti një marrëveshje me autoritetet tatimore për vitet 2009-2018, ndaj të cilave do të paguajë 106 milion euro,” tha kompania.
Autoritetet franceze tatimore kanë akuzuar vazhdimisht kompanitë si Facebook dhe Amazon për mosdeklarim të të fitimeve.
Në 2017, Amazon i pagoi €200 milionë Francës, Google pagoi €1 miliardë në 2018, ndërsa kompania Apple dhe Microsoft paguan respektivisht, €500 million dhe €350 million në 2019.
Facebook ishte komapnia e fundit që pranoi të paguante taksa në Francë, si pasojë kompania pagoi €22 milionë gjoba.