Facebook tha të hënën se ka filluar procesin e emërimit të një përfaqësuesi në Turqi në përputhje me një ligj të ri të mediave sociale të miratuar në Turqi, raporton Retuers.
Ligji turk parashikon që kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale si Facebook apo Twitter, të kenë përfaqësues të tyre në këtë vend.
Ligji për mediat sociale i miratuar nga Turqia parashikon që ky përfaqësues i Facebook duhet të jetë shtetas turk.
Në rast se dështon emërimi i tij, ligji parashikon vendosjen e gjobës ndaj Facebook, ndalim të reklamimit dhe zvogëlim të aktivitet.
Ky ligj lejon autoritetet të fshijnë përmbajtje nga platformat, në vend që të bllokojnë hyrjen në to, siç kanë bërë më herët.
Sipas ligjit këta përfaqësues duhet të merren me ankesat kundër përmbajtjes në këto platforma.
Facebook tha se vendimi i saj nuk ndryshon standardet e kompanisë dhe as procesin e saj për shqyrtimin e kërkesave të qeverisë.
“Ne do të tërheqim përfaqësuesin nëse përballemi me presion mbi njërën”, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se ajo mbetet e përkushtuar për ruajtjen e shprehjes së lirë dhe të drejtave të tjera të njeriut në Turqi.
Kompanitë e tjera kanë caktuar gjithashtu përfaqësues në përputhje me ligjin e ndryshuar kohët e fundit të Internetit.
YouTube tha një muaj më parë se kishte marrë një vendim të tillë.
Pak muaj më parë Facebook, YouTube dhe Twitter ishin përballur me gjoba në Turqi për mosrespektimin e ligjit.
Ligji është miratuar nga qeveria turke në mes të viti 2020, dhe kërkon që kompanitë e medieve sociale të ruajnë të dhënat në Turqi, për të lehtësuar qasjen e prokurorëve në to.
Ligji është shoqëruar me kritika nga opozita në Turqi dhe grupe për që mbrojnë të drejtat e njeriut. Sipas tyre ky ligj cenon lirinë e shprehjes.
Ata shprehen se deri më tani mijëra persona janë proceduar penalisht “për ofendim” të presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.