Facebook: Partitë shqiptare duhet të bëjnë transparencën e reklamave elektorale

Nga Exit News
Facebook: Partitë shqiptare duhet të bëjnë transparencën e reklamave elektorale

Associated Press raporton se gjiganti i telekomunikacionit, Facebook, u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të bëjnë transparente burimet e financimit të reklamave politike nëpër faqet e tyre.

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 prill.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fushata zgjedhore pritet të zhvillohet më shumë nëpër rrjetet sociale, megjithëse Gjykata Kushtetuese ka vendosur të martën rishqyrtimin e masave për tubimet nga Këshilli Teknik.

Vendi është duke zbatuar masa të rrepta kundër pandemisë, përfshirë orën policore gjatë natës, vendosjen e detyrueshme të maskave dhe ndalimin e organizimeve me më shumë se 10 persona.

Prej qershorit të vitit 2019, Facebook i ka funksionalizuar mundësitë për transparencë në gjithë botën, çka u ka mundësuar reklamuesve që të autorizohen në mënyrë që të krijojnë reklama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>