Facebook ka vendosur të pezullojë llogarinë e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump për dy vjet.
“Duke pasur parasysh peshën e rrethanave që çuan në pezullimin e z. Trump, ne besojmë se veprimet e tij përbëjnë një shkelje të rëndë të rregullave tona që meritojnë dënimin më të lartë që parashikojnë protokollet e reja”, njoftoi të premten Nick Clegg, nënkryetari i çështjeve globale të Facebook.
Në fund të dy viteve, Facebook, do të rivlerësojë sërish nëse riaktivizimi i llogarisë së Trump do të përbëjë rrezik për sigurinë publike.
“Nëse përcaktojmë se ekziston ende një rrezik serioz për sigurinë publike, ne do të zgjasim kufizimin për një periudhë të caktuar kohore dhe do të vazhdojmë të rivlerësojmë derisa ai rrezik të shuhet”, thuhet në deklaratën e Clegg.
Ish-presidenti i SHBA është pezulluar që nga janari, pas trazirave në Kapitol ku një turmë mbështetësish të Trump sulmuan Kongresin në një përpjekje për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Vendimi i Facebook erdhi pasi Trump lavdëroi në disa postime veprimet e protestuesve.
Pas trazirave në Kapitol, Trump u pezullua nga disa platforma të mëdha sociale, duke përfshirë Tëitter, YouTube dhe Snapchat. Tëitter e ka pezulluar përgjithmonë ish-presidentin.