Kompania Facebook merr vendim të mërkurën në lidhje me pezullimin e llogarisë së ish Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, sipas një raporti të Reuters.
Pas trazirave të Kapitolit në 6 janar, Facebook bllokoi llogarinë e Trump për një perjudhë të pacaktuar për shkak të atyre që u interpretuan si thirrje për dhunë.
CEO Mark Zuckerberg tha se rreziqet e lejimit të përdorimit të rrjetit nga ana e Trump ishin “thjesht shumë të mëdha” nën rrethanat e kohës.
Trump u bllokua, në fakt, nga një sërë platformash si Twitter, Snapchat, Twitch, Youtube etj.
Vendimi i shumëpritur do të kthejë vëmendjen sesi rrjeti më i madh social në botë vendos se çfarë mund dhe nuk mund të thonë udhëheqësit dhe politikanët botërorë në platformat e tyre.
Facebook nuk aplikon kontrollin e fakteve nga palë të treta për postimet e politikanëve dhe reklamat e paguara, por ai vendos disa etiketa të veçanta që orientojnë audiencën mbi përmbajtjen e postimeve dhe mashtrime të mundshme.
Kompania i penalizon politikanët për shkeljen e rregullave nëse konsiderohet në të mirë të interesit publik.
Facebook më herët ka censuruar Trump për atë çfarë u konsiderua dezinformim në lidhje me pandeminë e COVID-19.
Vendimi pwr tw pezulluar llogarinw e ish-presidentit amerikan u përball me kritika të shumta nga mbështetës të tij, të cilët ngritën pikëpyetje mbi rolin e mediave sociale në formësimin e debatit publik përmes censurës.
Argumenti i tyre ishte prezenca në rrjete e dhjetra udhëheqësve botëror, të cilët abuzojnë rregullisht me të drejtat e njeriut.
Së bashku me vendimin, të mërkurën Facebook pret edhe rekomandimet e bordit mbikqyrës mbi rregullat që do të aplikohen për figura politike të ngjashme me Trump.