Facebook zgjeron ndalimin e keqinformimit mbi vaksinimin

Nga Exit News
Facebook zgjeron ndalimin e keqinformimit mbi vaksinimin

Facebook po zgjeron ndalimet e informacioneve kundër vaksinimit ndaj COVID-19 në këtë platformë. Po ashtu të njëjtën gjë po bën edhe Instagram.

Sipas tyre vaksinat nuk janë efektive dhe i konsiderojnë ato si “toksike” ose “të rrezikshme”.

“Vaksinat nuk janë efektive në parandalimin e sëmundjes nga e cila synojnë të mbrojnë”, thonë disa nga mbrojtësit e kësaj ideje.

Ata mendojnë se vaksinat shkaktojnë autizëm dhe bëjnë thirrje që njerëzit t’i refuzojnë ato.

Ndryshimi i politikës është pjesë e një fushate  më të gjerë nga Facebook për masat për të promovuar vaksinimin.

Kompania “po jep 120 milion dollarë në kredi reklamash për të ndihmuar ministritë e shëndetësisë, OJQ-të dhe agjencitë të arrijnë miliarda njerëz në të gjithë botën me vaksinën COVID-19 dhe informacione parandaluese të shëndetit”, tha në një deklaratë Shefi i Shëndetit i Facebook, Kang-Xing Jin.

Facebook gjithashtu do të fillojë të sigurojë informacion mbi qendrat e vaksinimit këtë javë në Shtetet e Bashkuara.

Kompania tha se do të zgjerojë sigurimin e informacionit “në javët e ardhshme” në vendet e tjera.

Një investigim i botuar të hënën nga Media Matters për Amerikën, tregoi se Facebook është ende duke luftuar për të ndaluar mashtrimet mbi vaksinat.

Dy video të ndryshme në YouTube me titull “E vërteta ka rëndësi” fituan më shumë se 16 milion angazhime në Facebook që nga fundi i Dhjetorit.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>