Fakulteti i Drejtësisë — Policia ndërhyn me dhunë për të nxjerrë jashtë studentët

Fakulteti i Drejtësisë — Policia ndërhyn me dhunë për të nxjerrë jashtë studentët

Sot, rreth orës një të mëngjesit, rojet private kanë hyrë në Fakultetin e Drejtësisë ku ishin ngujuar studentët. Ato kanë hequr të gjitha tavolinat dhe karriket e vendosura në derën hyrëse të godinës nga studentët. Por, duke qënë se rojet private nuk arritën të nxjerrin studentët nga godina, sot në mëngjes rreth orës 8:00, Policia e shtetit ka rrethuar Fakultetin Ekonomik dhe  atë Juridik. Burime për Exit.al shprehen se studentët janë dhunuar gjatë natës.

Studentët e Drejtësisë dhe të Fakultetit Ekonomik vendosën dje të bllokonin hyrjen në fakultet të pedagogëve dhe të qendronin vete brenda në godinë deri në plotësimin e kërkesave. Ato kanë më shumë se një muaj që protestojnë peër uljen e tarifave të shkollimit dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës në konvikte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>