Fakulteti i Shkencave Sociale, pedagogët nisin grevën

Fakulteti i Shkencave Sociale, pedagogët nisin grevën

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë nisur sot grevën, deri në plotësim të kërkesave nga qeveria. Gjithashtu, sot në orën 11 do të mblidhen të gjithë pedagogët e Universtetit të Tiranës, për të vendosur nëse do ti bashkohen ose jo pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ditën e premte, pedagogëve nuk arritën një marrëveshje për Ligjin e Arsimit të Lartë me Ministren e Arsimit Shahini. Pas takimit me ministren Shahini, ato u shprehën se ministrja nuk ka vullnetin për t’iu përgjigjur kërkesave të pedagogëve dhe studentëve, për ligjin e Arsimit të Lartë.

Në mbledhjen e 26 janarit, pedagogët e Universitetit të Tiranës vendosën t’i kërkonin ministrisë, ndër të tjera, rishikimin tërësor të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe shfuqizimin e VKM-ve, të datës 26 Dhjetor 2019, i cili cënon autonominë universitare.

Kjo mbledhje u bë pas bllokimit të auditorëve nga studentët, të cilët, që prej fillimit të dhjetorit janë në protestë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, kushteve të këqija dhe tarifave të larta nëpër universitete.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>