Familja Çapja mohon atentatin ndaj Ardianit: U rrëzua duke punuar në shtëpi

Nga Exit News
Familja Çapja mohon atentatin ndaj Ardianit: U rrëzua duke punuar në shtëpi

Familja Çapja ka kundërshtuar lajmet se Ardian Çapja është plagosur në një atentat me armë zjarri paraditen e 8 qershorit.

Sipas shqiptarja.com, familjarët e tij pretendojnë se Ardian Çapja është rrëzuar dhe lënduar duke punuar në banesën e tij.

Ndërkohë policia e Elbasanit ka raportuar se Ardian Çapja, rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet është plagosur me armë zjarri.

Ardian Çapja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës.

Dyshohet se atentati ndaj Çapjas u bë rreth orës 09:30 të mëngjesit të 8 qershorit. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas janë larguar me makinë.

Ata e kanë djegur makinën në lagjen e Fushë-Mbretit dhe janë larguar. Gjatë fikjes së zjarrit, një prej zjarrëfikësve është lënduar.

Ardian Çapja, në vitin 2016 u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.

Ai dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje.

Dyshohet se ai, së bashku me të afërm të tij ka kryer disa vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Në vitin 2017, Ardian Çapja u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv.

Ardian Çapja është anëtar i familjes Çapja, e njohur në Elbasan për përfshirjen në shumë ngjarje të rënda kriminale. Fisi Çapja është një prej fiseve më famëkeq në Elbasan. Fisi prej vitesh është në konflikt me fisin Mema. Nga ky konflikt kanë vdekur 8 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë që prej vitit 2005.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme