Familja e 13-vjeçares së abuzuar kërkon dënimin e abuzuesit

Nga Exit News
Familja e 13-vjeçares së abuzuar kërkon dënimin e abuzuesit

Prindërit e vajzës 13-vjeçare nga Pogradeci, e përdhunuar nga një 46-vjeçar, babai i shoqes së saj, kërkojnë dënimin maksimal për abuzuesin.

një deklaratë për Balkanweb, nëna e vajzës ka treguar se 46-vjeçari ka abuzuar me vajzën e saj prej të paktën një viti.

Ajo thotë se dy familjet njiheshin pasi vajzat e tyre shoqëroheshin më njëra-tjetrën:

“Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. 

Vinte vajza ime, e mërzitur. Nuk shpreheshe…Pastaj tha, mami kështu kështu, që në nëntor, kemi dy vjet që jam e lidhur me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara.”

46-vjeçari madje kishte vizituar dhe familjen e vajzës për të siguruar prindërit e saj që vajza ishte në duar të sigurta në shtëpinë e tij. Ai kishte premtuar se do ta ndihmonte familjen e vajzës duke i marrë në punë të atin.

13-vjeçarja ka pasur frikë ta denoncojë abuzuesin në polici pasi ai i kishte thënë disa herë që njihte drejtues të lartë të policisë, ndaj askush nuk do ta besonte denoncimin e saj.

Sërish sipas BalkanWeb, ka qenë vazja e 46-vjeçarit ajo që ka nxitur shoqen e saj të abuzuar e dhunuar që ta denoncojë ngjarjen në polici.

Tani prokuroria e Pogradecit po heton ngjarjen. Prokuroria dyshon se 46-vjeçari ka abuzuar dhe me një të mitur tjetër.

Vetë i akuzuari ka mohuar çdo akuzë në lidhje me dhunimin dhe abuzimin seksual nga 13-vjeçares.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>