Familja Krosi nga fshati Shpërdhet në Kurbin, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nentorit i kanë kërkuar qeverisë t’i ndërtojë një shtëpi.
“Unë quhem Shkëlzen Uka, banor i Shpërdhetit. Jetoj prej 8 muajsh në çadër. Shtëpia sikur e shikoni është e prishur totalisht, e shkatërruar. Banesa ka dalë DS4 dhe kemi shku me pyt në bashkinë e Laçit dhe është, ka thënë se është për shkatërrim total, se është prish që nga themeli.Prandaj, i bëj thirrje shtetit që të vej dorën në zemër, të vi sa më parë. Dua shpi të hy mrenë, jo luks, nuk du luks, veç shpi të fus kokën mrenë. Këtë kërkoj nga shteti.”, u shpreh në një video mesazh për përfaqësuesin e PD-së, Belind Këlliçi, kryefamiljari Fran Krosi.
Video mesazhi u publikua nga Partia Demokratike, të martën, 29 shtator.