Familja Muça në Thumanë, prej 10 muajsh në çadër, asnjë ndihmë nga shteti

Nga Exit News
Familja Muça në Thumanë, prej 10 muajsh në çadër, asnjë ndihmë nga shteti

Partia Demokratike ka denoncuar të hënën një tjetër rast të një familjeje në Thumanë, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por ende vazhdon të jetojë në çadër.

Përmes një videoje për PD-në, familja e Arben Muçës tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti: as bonus qeraje, as ndihmë sociale dhe as ushqime.

Kryefamiljari Arben Muça tregon se është i papunë dhe se ka një kredi që duhet ta shlyejë. E vetmja që i ka ardhur në ndihmë është nëna e tij, e cila i ka dhënë gjysmën e pensionit.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Pashke Muça i bën apel qeverisë t’i japë një kontenier për të jetuar, pasi në çadër i gjithë uji i futet brenda:

“Jam pensioniste, jam e sëmurë, jam me tension. Kam shkuar, kam kërkuar kudo s’më kanë sjellë një kontenier të paktën. Le të jetë i përdorur nuk e dua të rri, vetëm mos më futet uji brenda.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>