Sot është Dita Kombëtare e të Zhdukurve në Kosovë. Familjet e tyre dhe shqiptarët mbarë përkujtuan 1641 personat e zhdukur gjatë viteve 1998-99 në luftën e Kosovës. Ata i kërkuan shtetit serb dhe komunitetit ndërkombëtar të sigurojnë infomacion dhe drejtësi për të zhdukurit dhe të dënojnë kriminelët që kanë kryer krime lufte.
Dita e të Zhdukurve përkujtohet në përvjetorin e Masakrës së Mejës, një fshat pranë Gjakovës, ku në një operacion pastrimi etnik më 27 prill 1999, ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe vranë dhe zhdukën 376 shqiptarë. Kjo ishte masakra më e madhe gjatë luftës së Kosovës.
Fotografi Artan Korenica botoi sot disa foto nën titullin “Në Pritje”, me familjarët e të zhdukurve.