Kokaina e fshehur ne banane mbush faqet e gazetave shqiptare me diskutime dhe hipoteza: thejsht si ushtrim logjik po ndërtojmë një skenar në bazë të fakteve të ditura deri më tani.
Forcat Detare e Kolumbisë, përmes shërbimeve të inteligjencës në kufijtë portuale, zbulon se një grup narkotrafikantësh prej kohësh nën kontrollin e policisë kanë nisur, fshehur në dyshemenë e kontenierit të mbushur me banane nën pronësinë e një kompanie shqiptare, një ngarkesë të rëndësioshme kokaine. Kontenieri do të mbërrijë në Livorno, dhe do të riniset pë rnë Maltë për t’u dorëzuar në fund në Shqipëri.
Ambasada e Kolumbisë përgjegjëse për Shqipërinë është ajo në Romë dhe sinjalizimi u transmetua në mënyrë të rregullt përmes kanaleve ndërkombëtare.
Zyrtarët ndërlidhës të policisë kolumbiane ja përcjellin informacionin autoriteteve italiane, të cilat kanë kompetencë sepse kontenieri do të arrijë në Livorno, si dhe autoriteteve shqiptare.
Autoritetet italiane ja kalojnë njoftimin për ndjekje zyrave përgjegjëse kundër narkotrafikut, përfshi Prokurorinë Kombëtare Antimafia dhe GICO-n (grupi i hetimit të krimit të organizuar i Guardia di Finanza).
Pas një këshillimi mes tyre, vendoset që të sajohet një kontroll i dështuar në Portin e Livornos, me qëllim futjen në kontenjer të një përgjuesi-sinjalizues, me qëllim gjurmimin e drogës deri në fund për të indetifikuar porositësit përfundimtar të drogës.
Të gjitha më sipër janë fakte të pranuara ose të mundshme në bazë të informacionit të bëru publik. Më poshtë janë spekullimet tona të arsyeshme .
Prokurori i Përgjithshme Antimafia i Italisë, duke përfituar nga ftesa e fillim të janarit e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, viziton Tiranën me 26 shkurt. Gjatë vizitës, ai pohon se problemi i kanabisit është kthyer tashmë në problem të kokainës dhe trafikantët shqiptarë po bëjnë aleanca të fuqishme me grupet kriminale ndërkombëtare.
Italianët nuk i thonë asgjë shqiptarëve për kontenierin e bananeve, i cili ndërkohë ka mbërritur në Portin e Durrësit që më 19 shkurt dhe është në pritje të zhdoganimit. Por italianët e dinë se Ministri i Brendshëm shqiptar është informuar drejtpërdrejt nga Ambasada e Kolumbisë në Romë.
Dukë qënë se çështja ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe është tejet sekrete, askush nuk i thotë asgjë askujt dhe të gjithë luajnë rolin e profetit: Prokurori Kombëtar Antimafia De Raho thotë se problemi kryesor është kokaina, Ministri i Brendshëm shqiptar e kupton dhe lajmëron se së shpejti do të ketë goditje të mëdha.
Të dy e dinë për ngarkesën në port, por i dyti nuk e di që i pari e di.
Posa largohet Prokurori Antimafia, policia shqiptare përgatit operacionin sipas “nevojave” dhe procedurave të saj, i cili kryhet më 27 shkurt dhe bëhet publik për publikun më 28 shkurt.
Policia vendos që kontenieri të lihet të dalë nga porti dhe të ndiqet deri në destinacion, në mënyrë që të mund të arrestohen dy peshq të vegjël për t’iu servirur publikut, duke pretenduar se kjo ishte përpjekje për të kapur trafikantët e vërtet. Por në realitet, në këtë mënyrë, ata dekonspiruan të gjithë operacionin.
Ministri i Brendshëm lajmëroi në Twitter operacionin, duke u mburrur me kujdes për bashkëpunimin me agjencitë e huaja. Ndërkohë që kokat e propagandës qeveritare po studionin si të kontrollonin ndikimin publik të moskapjes së asnjë koke të trafikut.
Për këtë, ata spekulluan se çdo gjë ishte e papritur dhe u zbulua nga kontrollet e zakonshme doganore dhe policia veproi menjëherë në rrethanat e momentit. Pra, droga u zbulua dhe u kap nga doganat dhe policia shqiptare, pa ndihmën e askujt. Kjo tezë i shërben qeverisë për të dëshmaur se ajo ka vullnetin dhe po bën përpjekje kundër drogës, duke zbehur faktin se një ngarkesë e tillë është tregues i përmasave që ka marrë trafiku i drogës në vend, dhe fakti akoma më të rëndë që mënyra e ndërhyrjes së policisë bëri të pamundur identifikimin dhe kapjen e porositësve të drogës.
Si dhe në raste të tjera, telefonata e zakoshme nga Tirana në Romë mundëson një deklaratë shtypi fare të bukur nga italianët, e cila shpëton, përkohësisht, fytyrën e Kryeministrit, dhe i jep mundësinë Ministrit të Brendshëm të sqarojë se pohimi i tij i mëparshëm nënkuptonte se agjencitë e huaja ishin lajmëruar nga shqiptarët pasi operacioni ishte kryer, për të kërkuar ndihmën e tyre në kapjen e tregtarit të bananeve tashmë të larguar nga vendi.
Në këtë pikë, të mbrojtur edhe nga deklarata e italianëve, manipulatorët qeveritarë kalojnë në gjendje të vetëekzaltimi duke u ndjerë të pandëshkueshëm dhe e teprojnë, deri në pikën sa fillojnë të tallen me evropianët, në veçanti me italianët, të cilët i quajnë të paaftë të kapnin drogën, që e kapën vetëm shqiptarët.
Ky guxim i tepruar pati përfundim të pakëndshëm, sepse Forcat e Armatosura Detare të Kolumbisë, në kërkim të ndonjë medalje, ose për të ndihmuar ndonjë mik të largët, ndoshta pikërisht italianët, reklamojnë meritat e tyre në këtë operacion. Pas deklaratës kolombiane, “argumentet” e manipulatorëve shqiptarë avullojnë, duke e lënë mbretin lakuriq, të gjithin lakuriq.
Edhe këtë herë, autoritet shqiptare kanë dekonspiruar një operacion ndërkombëtar kundër drogës, duke shmangur kapjen e “peshqëve të mëdhenj”, madje duke i dhënë vetes merita politike dhe duke u tallur me “partnerët ndërkombëtarë”. Por tani të gjithë e dinë se kujt duhet t’i besojnë dhe kujt jo.
Ky është një rindërtim bazuar mbi imagjinatë dhe hamëndësime të arsyeshme për të spekulluar pak mbi realitetin e ditëve të fundit, por, me shumë gjasa, shpejt do të kemi zhvillime të tjera, të cilat do të ndihmojnë të kuptojmë atë çfarë ndodhi me të vërtet.