Faqet e mediave të rëndësishme si BBC Britani, CNN Britani, The Guardian Britani, Financial Times, Independent dhe New York Times nuk mund të hapen. Gjithashtu nuk hapet edhe faqja e qeverisë së Britanisë, me adresën ‘gov.uk’. Lajmin e dha media BBC International, të martën.
Faqet shfaqën mesazhin: “Gabimi 503 Shërbimi nuk disponohet”.
Raportet paraprake kanë sugjeruar se mund të ketë të bëjë hakërimin e programit ‘Fastly’, i cili mbështet shumë nga faqet kryesore të mediave në internet.