Fatbardh Kadilli fton Bashën në debat publik gjatë garës për kryetar partie

Nga Exit News
Fatbardh Kadilli fton Bashën në debat publik gjatë garës për kryetar partie

Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka shprehur pesë kërkesa për kryesinë, pak orë para se ajo të mblidhet, ndër të cilat edhe një debat publik të kandidatëve për kryetarë.

Kadilli i kërkoi kryesisë:

1- Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,

2- Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohë të barabartë të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë;

3- Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit;

4- Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë;

5- Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

Kadilli theksoi se zgjedhja e kryetarit të PD nuk është çështje e brendshme e partisë.

“Ai që zgjidhet kryetar i PD sot do të jetë kryeministër i Shqipërisë nesër”, tha Kadilli duke përsëritur ftesën për debat publik për Lulzim Bashën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>