Fatbardh Kadilli shpalos platformën e tij për drejtimin e PD

Nga Exit News
Fatbardh Kadilli shpalos platformën e tij për drejtimin e PD

Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli shpalosi të martën platformën e tij për partinë. Ai pohoi se mandati i kryetarit do të jetë 4 vjeçar dhe do të përfundojë me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Ai sqaroi se nëse kryetari humb zgjedhjet ai largohet nga drejtimi i partisë.

Do të krijohet një këshill të urtësh me një mandate 6 vjeçar, i cili do të regjistrojë anëtarësinë, strukturat, drejton proceset zgjedhore si dhe përzgjedh kandidatët për zgjedhje vendore ose lokale. Do të vijojë zbatimi i parimit një anëtar një votë për zgjedhjet e çdo strukture në parti si dhe do të zhvillohen primaret për kandidatët për bashki dhe parlament.

Kadilli pohoi se do të legjitimojë fraksionet brenda partisë, ku çdo kush mund të krijojë një forum të vetin.

Jo më një Forum rinor i plakur, me gjuhë dhe sjellje të plakur, që shërben si dekor aktivitetesh partie dhe qëndron në paradhomën e partisë për t’u infektuar nga sëmundjet e politikës, por një forum që afron rininë, kauzat dhe shqetësimet e saj, aksionin dhe qëllimet e saj në parti. Një forum i epokës digjitale ku çdo i ri apo e re kontribuon me aksionin e vet me agjenden e vet, me idetë dhe nismën e vet.

Jo më një forum grash, pasionante të PD që çojne PD te Gratë. Por, një Lidhje Grash që sjellin shqetësimet, kauzat, interesat, projektet, nismat e grave në PD.”, pohoi ai.

Kadilli premtoi se do të kërkojë rishikimin e ndarjes administrative në vend, rishikimin e Kodit Zgjedhor, rishikimi i Kushtetutës si dhe kthimi në funksionalitet të organeve të sistemit të drejtësisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>