Fatjona Mejdni: Krimi i organizuar financon fushata politike

Nga Exit News
Fatjona Mejdni: Krimi i organizuar financon fushata politike

Në Shqipëri duket se nuk ka vullnet politik për të luftuar trafikun e drogave. Kjo duket se ka sjellë mos ndëshkimin e grupeve kriminale që e drejtojnë atë, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Trans-Kombëtar.

Trafikimi i sasive të mëdha të drogave në Shqipëri nuk është shoqëruar me arrestime e dënime dhe shumë pak anëtarë të grupeve kriminale që drejtojnë këtë trafik janë dënuar, u shpreh Fatjona Mejdini, koordinatore e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Trans-Kombëtar, për emisionin, “Me pak Fjalë”.

Sipas Mejdinit mosë dënimi vjen pasi grupet kriminale kanë krijuar një marrëdhënie simbiotike me politikanë të korruptuar duke financuar fushtat e tyre elektorale dhe duke i mbajtur rrjedhimisht në pushtet.

“Ka qenë një marrëveshje simbiotike ku grupet kriminale përfitonin, siguronin të ardhura ilegale për një pjesë të njerzve dhe nga ana tjetër politikanët janë fuqizuar dhe kanë financuar fushatat e tyre”, deklaroi Mejdini.

Ajo theksoi se Shqipëria është e pafuqishme për t’i luftuar e vetme grupe kriminale pasi me kalimin e kohës ato kanë krijuar pushtet të madh ekonomik dhe lidhje të forta me pushtetarë.

“Kërkohet një luftë shumë e koordinuar dhe Shqipëria e vetme për ta bërë këtë luftë është shumë e pafuqishme kështu që vjen nevoja e një bashkëpunimi sa më të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese europiane dhe vendeve partnere”, tha Mejdini

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>