Fatmir Mediu akuzon Ramën se ka përçarë shoqërinë

Nga Exit News
Fatmir Mediu akuzon Ramën se ka përçarë shoqërinë

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu shprehet se kryeministri Rama ka përçarë shoqërinë duke futur në politikë elementin e përbuzjes dhe fyerjes.

Gjatë një takimi me banorët të zonës së Selitës, Mediu është shprehur Shqipëria nuk mund të ndërtohet nëpërmjet konfliktit dhe ka ardhur koha që të ndryshohet mentalitet e kuluturë.

“Në qoftë se kryeministri është përbuzës, është tallës, është përçarës, ashtu do të jetë dhe shoqëria. Prandaj ka ardhur momenti që ne duhet të ndryshojmë, duhet të ndryshojmë mentalitet, duhet të ndryshojmë kulturë”.

Mediu shtoi se modeli i Ramës është shkatërrues për shoqërinë pasi kërkon të kontrollojë çdo gjë.

“Nuk të bën njeri fakti se je kryeministër, je deputet apo je ministër, por kur je në këto pozicione ke disa detyrime shumë të mëdha, që të besosh tek njerëzit, të punosh për njerëzit dhe të vlerësosh çdo gjë që kërkojnë njerëzit, dhe në qoftë se i bën këto, atëherë mund ta shtysh shoqërinë përpara, ke forcë që të bësh ndryshime të mëdha.  Në qoftë se i shikon njerëzit nga lart dhe mendon se ti je ai që kontrollon cdo gjë dhe njerëzit nuk kanë vlerë, vetëm e shkatërron shoqërinë. Në të gjitha historitë e kombeve, një njeri që shan, një njeri që fyen, një njeri që përbuz, nuk mund të ndërtojë, vetëm shkatërron”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>