Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, në një intervistë për RTV Ora, la të kuptohet se do të jetë në listën e kandidatëve për deputet të qarkut të Tiranës.
Pyetjës nëse do të kandidonte në qarkun e Fierit, pas zyrtarizimit të marrëveshjes së koalicionit me PD,
ai i është përgjigjur:
“Ende nuk është vendosur, por Fieri ka autoritete goxha intelektuale, përfaqësuese të opozitës dhe nuk ka nevojë për shumë importe nga Tirana. Pavarësisht se kam jetuar në Fier, kam një kohë të gjatë që jam larguar nga Fieri.”
Në përfundim, ai tha se do të pranonte pa kushte vendimin e partisë.