Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu njoftoi se do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 vetave.
Në një intervistë për Report Tv, Mediu u shpreh se ky vendim është bërë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.
“Vendimi i ekspertëve është antikushtetuese. Është jo proporcional, ndalon aktivitete politike, i jep mundësi vetëm qeverisë, ua mohon opozitës. Po punojmë ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. Parlamenti vazhdon aktivitetin, ndërsa partitë politike kjo. Kjo bëhet me qëllim manipulimin e zgjedhjeve nuk mund të ketë fushatë elektorale online, raporti është një raport i marrëdhënieve të drejtpërdrejta, ato duhet të dinë kush janë kandidatët, qëndrimet politike dhe të vlerësojnë, përndryshe do të vazhdojmë drejt një procesi të manipulimit pa nisur ende zyrtarisht fushata”
Mediu shtoi se fushata online e bën të pamunduar njohjen e qytetarit me kandidatin.