
Fatmir Xhafaj ka siguruar më shumë se 10 mijë vota, të nevojshme për të kaluar në listën fituese të deputetëve të PS-së, në Tiranë.
Ai ka fituar 12 564 vota. Xhafaj është kandidati më i votuar i PS-së në Tirane. Pas tij renditet Belinda Balluku dhe Orlando Rakipi.
Rakipi u rendit i 30-ti në listën e PS-së për Tiranën, por me votat e fituara 11, 574 kalon në listën fituese.