Fatos Lubonja: Kryeministri Rama ka personalizuar institucionet, duhet qeveri e vullnetit të mirë

Fatos Lubonja: Kryeministri Rama ka personalizuar institucionet, duhet qeveri e vullnetit të mirë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i njohur për kritikat ndaj qeverisë Rama e partive tradicionale, ka folur dje për dështimin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës dhe për mundësinë e kandidimit të tij si “president konsensual”.

Sipas  Zotit Lubonja një ndër problemet kryesore për gjendjen ku ndodhet Shqipëria, është personalizimi i institucioneve nga Kryeministri Rama dhe mungesa e vullnetit të mirë për të ndryshuar Shqipërinë.

I pyetur për zërat që qarkullojnë në media, se Zoti Lubonja mund të jetë një kandidaturë e mirë për President konsensual, ai u përgjigj se kjo do të ishte e mundur vetëm në rastin e një qeverie me vullnet të mirë e të gjithëpranuar.

Në një intervistë për “News24”, ndër të tjera, Zoti Lubonja deklaroi:

Për dështimin e negociatave:

  • Është skandaloze kjo që ndodhi me Ramën, që deklaron se “i heq disa ministra menjëherë, vetëm unë të mos iki nga kryeministër”.
  • Ç’do më thënë kjo në thelbin e vet? Mos iki unë por të ikin ministrat, të ikë policia. Kjo tregon se tek ne institucionet janë personalizuar, rëndësi ka që është kryeministri, të tjerët janë vegla.
  • Kjo [situatë] duhet të ndryshojë. Duhet të jenë institucionet më të forta se personi.
  • Mendimi im në thelb është ky: duhet një qeveri e vullnetit të mirë, por për fat të keq [palët] nuk e kanë këtë vullnet të mirë që të njohin të gjitha përgjegjësitë për këtë situatë ku është Shqipëria.

Për kandidaturën e tij për President:

  • Pozicioni im ka qenë që kam kritikuar vazhdimisht këto parti si banda dhe duhet një marrëveshje shumë e madhe të arrish të bëhesh nga një kontestues i bandave, në një njeri që përfaqëson bandat.
  • Kur merr një rol të tillë [si President] nuk shkon aty për lavditë, por me mendimin “a ndryshoj dot ndonjë gjë për mirë me këto ide që kam apo do më hiqet mundësia t’i i them këto gjëra?”
  • Pra, sa mundësi ka një President të ndikojë në ndërtimin e një ekonomie vërtet të shëndoshë e jo kriminale, siç është në Shqipëri? Sa ka mundësi [Presidenti] të ndryshojë drejtësinë?
  • Në këtë kuptim, vëtëm nëse ka një zhvillim, një qeveri të vullnetit të mirë për të ndryshuar Shqipërinë, mund të të fuste në lojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>