Fatura 1,5 milionë euro e energjisë elektrike zbulon rrjetin shqiptar të kultivimit të kanabisit në Spanjë

Nga Exit News
Fatura 1,5 milionë euro e energjisë elektrike zbulon rrjetin shqiptar të kultivimit të kanabisit në Spanjë

Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikimit të bimës së kanabisit në BE. Ky është përfundimi i raportit të Europolit për trafikun e lëndëve narkotike në BE, të hënën.

Rrjeti kriminal i përfshirë në trafikun e kanabisit janë shumë të organizuar. Ata funksionojnë me hierarki dhe me role e nivele të mirëndara rreth udhëheqësit. Këto rrjete mund të jenë edhe të pastrukturuar por të rrethuara nga një grup njerëzit të përfshirë në aktivitet kriminal.

Pjesa më e madhe e rasteve të raportuara tek Europol karakterizohen nga dhuna vdekjeprurëse, e lidhur me trafikun e kanabisit.

Raporti tregon se si faturat e energjisë elektrike me vlerë rreth 1,5 milionë euro kanë ndihmuar policinë në gjetjen e disa banesave të kthyera në magazina të kultivimit të kanabisit nga shqiptarët në Spanjë.

Një faturë energjie elektrike me vlerë 1,5 milionë euro bëri që policia të lokalizojë një rrjet kriminal të trafikut të kanabisit, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, në Barcelonë.

Ata kishin gjetur disa ndërtesa në zona të qeta në periferi të Barcelonës, Spanjë, ku kryenin 3 deri në 4 vjelje në vit.

Kriminelët po devijonin furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të kultivuar në mënyrë të paligjshme bimët në ambiente të mbyllura.

Pasi u korr, kanabisi bimor u dërgua në Hollandë i fshehur në paleta të ngarkuar në kamionë.

LEXO  14 persona nën akuzë për kultivim kanabisi në Zall-Herr

Këta kriminelë përdorën gjerësisht mjete të koduara të komunikimit.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme