Fauci thirrje të vendoset me detyrim mbajtja e maskës në publik

Nga Exit News
Fauci thirrje të vendoset me detyrim mbajtja e maskës në publik

Anthony Fauci, Drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve Infektive tha për CNN, të premten se nëse “njerëzit nuk mbajnë maskë, atëherë ajo duhet të bëhet rregull i detyrueshëm”.

Fauci foli për CNN, të njëjtën ditë kur SHBA shënoi numër rekord rastesh ditore, që prej fillimit të pandemisë, me 83 mijë raste.

Eksperti amerikan në shtator tha se vendosja me detyrim e mbajtjes së maskës nuk do të funksionojë sepse do të jetë e vështirë të zbatohet.

Ai tha se SHBA-të duhet të forcojnë masat për mbajtjen e maskës dhe distancimit social, me afrimin e dimrit.

Joe Biden, kandidati demokrat për president kërkoi vedosjen me detyrim të maskës si masë për të shpëtuar mijëra jetë. Ndërsa Trump, e ka mbajtur rrallë maskën në publik, duke treguar indirekt se ajo është e padobishme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>