Nderet e dëmshme institucionale Itali-Shqipëri në ekstradimin e një narkotrafikanti

Nderet e dëmshme institucionale Itali-Shqipëri në ekstradimin e një narkotrafikanti

Këto ditë mediat janë mbushur me lajme rreth ekstardimit të “paligjshëm” të Nazer Seitit, financieri i bandës së habilajve—kushurinjtë e ish-ministrit Tahiri, me të cilit ai kishte të përbashëkt një makinë dhe disa udhëtime jashtë vendit.

Historia, sikurse ndodh gjithmonë, është e ngatërruar dhe e vështirë për t’u kuptuar nga dikush që nuk ka mëndësinë “ballkanike”, por do përpiqemi ta shpjegojmë në mënyrë të qartë, duke përmbledhur pikat kryesore.

Pas një hetimi të gjatë, më 12 tetor 2017, prokuroria e Kataniasnë Siçili lëshoi disa urdhër arreste për një grup shqiptarësh që furnizonte me marijuanë zonën e Katanias, mes të cilëve ishte Moisi Habilaj, kushuri i ish-ministrit të brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, në periudhën 2013-2017. Të gjithë personat e kërkuar nga prokuroria u arrestuan duke qenë se ishin në terriutorin italian, me përjashtim të Nazert Seitit, financierit të bandës, i cili ndodhej në Shqipëri. Seiti u arrestua më 19 tetor në Vlorë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kishte dy vjet që hetonte në Shqipëri bandëne e havilajve, dhe që, tani, kishte prova shtesë, kryesisht përgjime telefonike dhe mjedisore, të dërguara nga prokurorët italianë.

Procedurat për urdhër arrestet ndërkombëtare parashikojnë që arrestimi duhet të autorizohet nga gjykata në bazë të dokumentave të dërguara brenda 40 ditëve nga autoriteti që ka kërkuar ekstradimin, në këtë rast prokuroria e Katanias. Këto dokumenta, të cilat dërgohen në mënyrë diplomatike përmes Ministrisë së Drejtësisë, duhet të përkthehen në shqip që të mund të përdoren në procesin e vlerësimit gjyqësor të kërkesës.

Por ligjet e BE-së mbi ekstardimet njohin të drejtën e çdo vendi që të mos ekstradojë personat e kërkuar nëse ka dhe deri deri sa të përfundojnë hetime në vendin ku është arrestuar.

Ndërkohë nuk është e qartë se për çfarë arsye procesi i vlerësimit të ekstradimit u bë nga prokuroria dhe gjykata e (zakonshme) e Tiranës, të cilat vendosën të miratojnë ekstradimin, duke injoruar (ose duke bërë të paditurin), faktin e njohur dhe të komnetuar gjerësisht publikisht të hetimit të Seitit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sidoqoftë, pas miratimit nga gjykata, vendimi i ekstradimit iu dërgua Ministrisë shqiptare të Drejtësisë për ta ekzekutuar, ministrja firmosi, Drejtoria e Burgjeve e dorëzoi edhe pse ishte vënë zyrtarisht në dijeni se i arrestuari nuk mund të ekstradohej ngaqë ishte nën hetim, dy policë italianë të mbërritur posaçërisht e morën urgjentisht vetëm pak orë pasi kishte firmosur ministrja dhe e hipën menjëherë në një avion që e çoi në Itali.

Posa veprimi u bë i njohur publikisht u ngritën dyshime dhe u akuzua direkt Ministri Gjonaj se kishte favorizuar një ekstradim të paligjëshëm për ta larguar nga Shqipëria dhe, mbi të gjitha, nga prokurorët e Krimeve të Rënda, një dëshmitar të rrezikshëm i cili nëse do të kishte vendosur të bashkëpunonte me drejtësinë shqiptare, ndoshta, do të kishte përmendur emra të policëve të përfshirë, në veçanti emrin e ish-ministrit Tahiri.

Ajo që është qeshartake në këtë akuzë është se për të patur një qendrueshmëri logjike, akuza që i bëhet Minsitres Gjonaj nënkupton se drejtësia italiane, për të shpëtuar qeverinë shqiptare nga një krizë e mundshme, mund të fshehë provat që mund të afrojë Seiti para prokurorëve italianë.

Vetëm pak javë më parë prokuroria e Katanias, e cila kishte hetuar Habilajt dhe regjistruar një sërë përgjimesh të tyre në të cilat përmendej edhe emri i ish-ministrit Tahiri, u duartrokit si një furtunë kundër krimit të organizuar shqiptar dhe u quajt si e vetmja pikë referimi e të gjithë opozitës. E gjithë Shqipëria varej nga dëshmitë e shumëpritura që do të vinin nga Italia. Ndërsa opozita e tërhequr nga zelli kundër qeverisë, akuzoi, qoftë edhe indirekt dhe me pak ndroje, se italianët donin të mbulonin hetimet, hetim që duhet ta kujtojmë, nuk do të kishte nisur asnjëherë në Shqipëri pa lajmin e hetimeve në Itali.

Ndërkohë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e sapo zgjedhur nga shumica socialiste, ka hapur një hetim administrativ ndaj katër prokurorëve dhe gjyqtarëve që vendosën ekstradimin, të cilët nuk morën ose shpërfillur informacionin se i hetuari Nazer Seiti ka qënë nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjithahstu, ajo ka ngritur një komision për të vlerësuar se si kjo ngjarje të mos përsëritet më. Në këtë mënyrë, duke ja hedhur fajin gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, Prokurorja e Përgjithshme pranon se është shkelur ligji.

Por kaq nuk ka mjaftuar për të shuar diskutimet, dhe me to akuzat e hidhura “ndaj italianëve” se ata mund të jenë bashkëpunëtorë të një loje politike për të mbuluar hetimin dhe befas në Tiranë mbërrin lajmi se Ministri i Drejtësisë Andrea Orlandi, përmes një deklarate për shtyp, ka falenderuar autoritetet shqiptare për zbatimin e kërkesës ekstradimin e Nazer Seitit. Në këtë deklaratë ai ka futu në mënyrë të panevojshme, ndoshta me kërkesë të palës shqiptare, një pohim mbi rregullsinë e procedurës së ekstradimit:

“Ekstardimi u krye në përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare për autoritetet italiane edhe shqiptare, në zbatim të Konventës Evropiane mbi ekstradimin e datës 13 dhjetor 1957 dhe të Marrëveshjes Dypalëshe të firmosur në Tiranë më 3 dhjetor 2007”.

E lëshuar fillimisht nga një media proqeveritare në Tiranë, deklarata u përhap në mënyrë besnike në të gjitha mediat e tjera të vendit. Por ajo mungonte nga të gjitha burimet qeveritare dhe mediatike italaine. Çuditërisht deklarata u botua në faqen zyrtare të Ministrisë italiane të Drejtësisë vetëm pas kërkesës për sqarim të dërguar nga Exit.al. Redaksia e Exit.al, duke mos gjetur dot askund deklaratën origjinale zyrtare në italisht të Ministrit Orlandi, në fillim i telefonoi për informacion Ambasadës italiane në Tiranë dhe më pasi iu drejtua me shkrim Ministrisë italiane të Drejtësisë.

Pra, mesa duket letra e ministrit italian ka qënë një “nder institucional”, gjë jo e pazakontë, e ndërmjetësuar përmes Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Ministrisë italiane të Drejtësisë, që të mund t’i jepte mundësi Ministres Gjonaj të shuante diskutimet mbi këtë çështje, në një dalje të saj publike në programin Opinion. Fakti se këshilltare diplomatike e Ministrit të Drejtësisë Orlandi është bashkëshortja e Ambasadorit italian në Tiranë vështirë, sigurisht, që e përforcon këtë hipotezë.

Për më tepër, Deklarata e Ministrit Orlandi është faktikisht e pasakt. Përndryshe nga pretendimi i ministrit, Konventa Evropiane e vitit 1957, në nenet 8 dhe 9, përcakton se autoriteti të cilit i kërkohet ekstradimi mund të mos e ekstradojë personin e kërkuar kur ai është hetuar, është duke u hetuar ose është vendosur të mos hetohet në lidhje me akuzat apo hetimet për të cilat kërkohet ekstradimi nga vendi kërkues. Konventa lejon, gjithashtu, pezullimin e ekstradimit, mbasi ai është vendosur, deri në përfundimin e hetimit në vendin e arrestimit.

Ndërsa marrëveshja dypalëshe, të cilës i referohet ministri, nuk përcakton asnjë detyrim tjetër veçse zyrat përgjegjëse të cilat shkëmbejnë informacionin në lidhje me procedurat e ekstradimit.

Kjo do të thotë se edhe pas vendimit të gabuar të gjykatës, pezullimi i ekstradimit ishte në autoritetin e plotë të Ministres Gjonaj, e cila zgjodhi të mos e ushtrojë këtë autoritet, duke kërkuar të mos marrë përgjegjësi mbi veten, në fillim duke u fshehur pas shkresave, më pas duke fajësuar gjykatësit e Tiranës për mos vëmendje, ndërkohë që ajo kishte të drejtën dhe përgjegjësinë të vendoste “po” ose “jo”, mjaft që të sqaronte arsyet e vendimit të saj.

Në thelb i gjithë ky përgënjeshtrim nuk bën gjë tjetër vetëm se forcon akuzat e opozitës se qeveria shqiptare “ka dashur” të ekstradojë në mënyrë urgjente Seitin për t’ja hequr nga duart Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Fatkeqësisht edhe ky “nder institucional” italain tregon sërish prioritetin e ndjekur prej vitesh nga autoritete diplomatike italiane në të gjithë çështjen Kanabis–Tahiri–Habailaj: të ndihmojë gjithmonë dhe në çdo mënyrë qeverinë shqiptare përpara se të kujdeset të mbrojë imazhin e Italisë, që edhe për këtë arsye ka gjithmonë e më pak ndikim në Shqipëri, në pikën që akuzohet fshehurazi se ka “mbuluar” për shumë kohë dhe ende “mbulon” keqbërjet e Saimir Tahirit dhe të urdhëruesit të tij Edi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>