FBI njofton se bombat pranë Kapitolit janë vendosur një natë para trazirave

Nga Exit News
FBI njofton se bombat pranë Kapitolit janë vendosur një natë para trazirave

FBI ka njoftuar se dy bomba janë vendosur pranë selive së partive Demokratike dhe Republikane një natë para trazirave të Kapitolit, raporton CNN.

Autoritetet federale ofrojnë 100 mijë dollarë shpërblim për informacion në lidhje me personin që ka vendosur bombat, i cili është parë në kamerat e sigurisë por nuk është identifikuar.

Selia e demokratëve dhe republikanëve ndodhen pranë njëra-tjetrës në Uashington dhe rreth 1 kilometër larg Kapitolit.

pipe bomb suspect fbi mo hpMain xt

njoftimin e FBI-së thuhet se bombat janë vendosur midis orës 7:30 dhe 8:30 pasdite më 5 janar, një natë para protestave në Kapitol.

Ato kanë patur një mekanizëm që përcakton kohën e shpërthimit.

FBI ka arritur të identifikojë deri tani vetëm modelin dhe ngjyrën e këpucëve të personit në kërkim.

Bombat u zbuluan ditën e trazirave dhe u shpërthyen në mënyrë të kontrolluar.

Burime pranë FBI-së kanë thënë për CNN nuk kanë konfirmuar nëse bombat kanë lidhje me protestën në Kapitol.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>