Federata Evropiane e Gazetarëve kritikon Ramën për shpërfilljen e gazetarëve kosovar

Nga Exit News
Federata Evropiane e Gazetarëve kritikon Ramën për shpërfilljen e gazetarëve kosovar

Federata Evropiane e Gazetarëve dënoi injorimin e pyetjeve të gazetarëve kosovar nga ana e kryeministrit Rama, në konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Reagimi erdhi pasi gazetari kosovar Enis Reçica, i TV Klan Kosova, dëshmoi me video se si ai dhe kolegët nga 6 media të ndryshme kosovare kishin kërkuar disa herë leje për të bërë pyetje, por ishin injoruar.

Sekretari i Përgjithshëm i Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJEUROPE), Ricardo Gutierrez e quajti të turpshëm shpërfilljen e gazetarëve kosovar, që e quajti “të qëllimshëm”.

“Turp për Kryeministrin shqiptar @ediramaal, i cili me qëllim i shpërfilli pyetjet e gazetarëve të Kosovës. @EFJEUROPE dënon këtë izolim skandaloz,” shkruajti ai rrjetin Twitter.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme