Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinant Xhaferri ka pranuar se ka dy lista votuesisht por kjo sipas tij nuk përbën parregullsi siç pretendoi më herët kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj.
Njëra listë votuesisht sipas Xhaferrit është me 2 900 anëtarët e PD-së së Durrësit ndërsa lista tjetër është për ata që mund të votojnë me kartë anëtarësie të cilët 5 – 6 vitet e fundit nuk kanë qenë aktivë.
“Janë dy lista sepse njëra listë ka ardhur nga Tirana dhe lista tjetër ka të bëjë me, në bazë të udhëzimeve që kanë ardhur nga Komisioni Qëndror në Tiranë, është lista e atyre anëtarëve që votojnë me kartë. Pra, çdokush që ka një kartë anëtarësie ka të drejtë të votojë. Për këtë emrat e tyre futen në listë shtesë.
Është lista me 2900 anëtarë që vjen nga Tirana por njëkohësisht në këtë listë mund të mos jenë anëtarë që janë anëtarë të PD në këto 5 – 6 vitet e fundit ndoshta nuk kanë qenë aktiv. Kanë kartë të anëtarësisë. Komisioni shef kartën e anëtarësisë dhe mban numrin e kartës. Fotokopjon dhe kartën, karta qëndron këtu bile nëqoftëse është kartë e vjetër”, ka thënë Xhaferri për median.