Fermerët në Zall Bastar i tregojnë se dalin me humbje. Basha: 100 milion euro subvencione

Nga Exit News
Fermerët në Zall Bastar i tregojnë se dalin me humbje. Basha: 100 milion euro subvencione

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka biseduar me fermerë të Zall Bastarit të cilët i treguan për vështirësitë që kanë në aktivitetin e tyre bujqësor.

Ata vuajnë mungesën e kushteve infrastrukturore dhe taksat e larta që i shkaktojnë humbje të mëdha financiare.

“Deri tani më ka shkuar 1 milion  lekë shpenëzimi për kultivimin e domates. Tregun nuk e kam të sigurtë. Vitin e kaluar e kam shitur me 20 lekë kilen e domates. Taksa për të ekspozuar prodhimet në treg është shumë e shtrenjtë. Ujë vaditës nuk ka. Ne dalim me humbje. Mundohemi të paktën të nxjerrim bukën tonë.” – i tha një fermer i Zall Bastarit Lulzim Bashës.

Banorët i treguan bashës për nevojën e rikonstruksionit të një ure, e cila është jashtë përdorimit prej shumë vitesh duke e bërë kalimin përmes lumit rrugën e vetme për të nxjerrë prodhimet në treg.

Kreu i demorkatëve i kujtoi se programi i tij ekonomik parashikon 100 milion euro subvencione për fermerët shqiptarë në bazë të prodhimit të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>