Fermerët shqiptarë mbijetojnë me mesatarisht 1,700€ në vit

Nga Exit News
Fermerët shqiptarë mbijetojnë me mesatarisht 1,700€ në vit

Vetëm 25 për qind e fermave në vend gjenerojnë më shumë se 5,500€ në vit nga aktivitetet bujqësore. Më shumë se një e katërta gjenerojnë më pak se 750 € në vit. Rreth gjysma gjenerojnë një mesatare prej 1,700€ në vit, ose rreth 500€ për person në moshë pune.

Këto janë të dhënat, publikuar në një studim nga World Food Oganization.

Rezultatet nënkuptojnë se rreth tre të katërtat e fermerëve shqiptarë gjenerojnë të ardhura shumë të ulëta nga bujqësia, shumë poshtë nivelit ekonomikisht të qëndrueshëm.

Të dhënat tregojnë se ka rreth 350 mijë ferma në Shqipëri dhe rreth 160 mijë janë më të vogla se 1 hektar. 142,084 janë deri në 2 hektarë dhe vetëm 49 mijë janë më shumë se 2 hektarë.

Në mënyrë që një fermë të sigurojë të ardhura për pagën minimale të dy personave dhe disa teprica për investime, duhet të gjenerojë 5000 EURO në vit. FAO tha se një fermë prej 1 hektarësh mund të prodhojë këto të ardhura nëse produkti zgjidhet me kujdes dhe ka treg të siguruar për shitje.

Bujqësia është sektori me pjesëmarrjen më të lartë në ekonomi dhe punësim, ndërsa produktet bujqësore plotësojnë vetëm 50 për qind të kërkesës së brendshme. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi përbënin 18.63 për qind të PBB-së në 2019. Sektori u rrit me 1.35 për qind në terma realë vitin e kaluar.

Sektori i bujqësisë punëson 36.4 për qind të fuqisë punëtore. Përkundër kësaj, ai ka një produktivitet shumë më të ulët sesa në vendet e tjera të rajonit ku ky sektor, megjithëse ka një pjesëmarrje më të ulët në ekonomi, ka një produktivitet më të lartë në fitimet e fermave dhe në eksporte.

Shqipëria u rendit e 36-ta në botë për përqindje e lartë që bujqësia zë në ekonomi, krahas vendeve afrikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>