Festivali i Këngës në RTSH do të zhvillohet pavarësisht pandemisë Covid-19

Nga Exit News
Festivali i Këngës në RTSH do të zhvillohet pavarësisht pandemisë Covid-19

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) konfirmoi se Festivali i Këngës 59 do të zhvillohet, pavarësisht COVID-19.

Edicioni i 59-të i konkursit më të madh dhe më të gjatë të këngës në vend do të zhvillohet në dhjetor. Konkursi do të zgjedhë këngën përfaqësuese të Shqipërisë në festivalin Eurovision 2021.

Fituesja e vitit të kaluar, Arilena Ara do të shkonte në Roterdam për Eurovizionin e këtij viti, por festivali u anulua për shkak të pandemisë. Kjo do të thotë që ajo nuk ka mundësi të realizojë ëndrrën e saj në Eurovizion me këngën e saj “Shaj”. Tani, pasi Festivali do të zhvillohet në dhjetor, do të zgjidhet një këngë e re për Eurovision.

Grumbullime të mëdha ndalohen rreptësisht në Shqipëri por nuk dihet se si do të jetë situata në dhjetor. RTSH ka njoftuar se shfaqja do të zhvillohet, dhe nëse kufizimet COVID-19 janë ende në fuqi, ata do të përshtaten.

Festivali i Këngës është një konkurs vjetor i muzikës së lehtë i organizuar nga RTSH. Jo vetëm që është një ekspoze e talenteve shqiptare, por përcakton përfaqësuesin në festivalin europian Eurovision. Ajo zhvillohet çdo vit që nga viti 1962. Filloi transmetimin e parënë radio dhe përparoi duke kaluar në televizion ndër vite

Konkursi i parë u fitua nga Vace Zela me këngën e quajtur ‘Fëmija i Parë’. Gjatë komunizmit, muzika ishte rreptësisht neutrale dhe e lehtë. Me kalimin e kohës u bë një mjet propagandistik për partinë komuniste.

Më 1972, diktatori Enver Hoxha persekutoi organizatorët e festivalit dhe i shpalli ata “armiq të popullit”. Ata u akuzuan për përfshirjen e “aspekteve imorale” në këngë dhe valle. Pas kësaj, Partia Komuniste vendosi sanksione dhe censurë të rreptë në konkurs duke përfshirë llojin e muzikës, vallëzimin, tekstin dhe veshjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>