Fier, infektohet me Covid-19 një farmacist

Nga Exit News
Fier, infektohet me Covid-19 një farmacist

Një farmacist në Fier është infektuar me Covid-10. Ai dyshohet se e ka marrë virusin nga gruaja shtatzënë e identifikuar me covid-19 më 6 maj.

Gruaja e re është infektuar kur ka qenë për vizitë tek familja e saj në Tiranë, ku ka pasur të infektuar të mëparshëm me Covid-19.

Deri më 6 maj, të gjithë të prekurit me Covid-19 ishin shëruar. Tani në qytet ka 4 të sëmurë aktivë: gruaja shtatzënë me djalin e saj dhe vjehrrën, si dhe farmacisti.

ISHP po punon për gjurmimin e kontakteve të tjerë të të prekurve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>