Policia e Fierit ka kapur 27 shtetas irakian të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Ata drejtoheshin nga një shtetas shqiptar, nga Saranda, i cili i kishte premtuar kalimin përmes Shqipërisë për të shkuar më pas në vendet e BE-së.
Shtetasi shqiptar u arrestua, ndërsa irakianët janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
Prej vitesh tashmë, Shqipëria është bërë një pikë tranziti për kalimin në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Iraku, Siria, Afganistani etj, drejt vendeve të BE-së.
Për të pasur kontroll më të mirë të pikave kufitare shqiptare, BE ka sjellë në vend rreth 50 oficerë të Frontex-it, Agjencisë Europiane Kufitare dhe Rojeve Bregdetare.