
Në Mbrostar do të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve të zonës së Fierit.
Vendimi u miratua sot vetëm me votat e këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste. Këshilltarët e Partisë Demokratike votuan kundër, ndërsa ato të LSI-së abstenuan.
Ky impiant ishte parashikuar të ndërtohej në Plykë të Fierit. Por, pas protestave të banorëve, u vendos të ndërtohej në Mbrostar.