Fier, punëtori i rafinerisë së naftës kërcënon se do të hidhet

Fier, punëtori i rafinerisë së naftës kërcënon se do të hidhet

Një nga punonjësit e rafinerisë së Fierit, Agim Murdhi ka kërcënuar sot se do të hidhet nga oxhaku i rafinerisë.

Ai është një ndër 150 punonjësit e rafinerisë, të cilët po protestestojnë sot pasi nuk janë paguar për punën e katër muajve dhe kanë 22 muaj pa iu derdhur sigurimet shoqërore.

Protestuesit thanë se paçka se puna dhe prodhimi në uzinë ka vazhduar rregullisht ato vazhdojnë të mos paguhen.

Punonjësit e rafinerisë kanë që në muajin nëntor 2016 që protestojnë për pagat e papaguara. Pavarësisht se ato i dërguan një letër Kryeministrit Rama dhe ministrit të Energjitikës Gjiknuri për këtë problem, gjendje vazhdon e njëjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>