Filloi shkatërrimi i Parkut të Liqenit: nisin punimet për ndërtimin 13 katësh

Filloi shkatërrimi i Parkut të Liqenit: nisin punimet për ndërtimin 13 katësh

Mbrëmë në darkë, kanë filluar punimet për ndërtimin 13 katësh në hyrje të Parkut të Liqenit, përballë Fakultetit Ekonomik.

05526234-5f6b-48ea-b625-fc1e204f2bee

Leja për këtë ndërtim u dha nga Kryeministri Rama në fillim të shtatorit 2015, në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Territorit, e cila u mbajt e fshehtë nga publiku dhe mediat.

Me shumë gjasa, leja është dhënë në shkelje të ligjit, pasi investitori nuk ka zhvilluar dëgjesa të hapura publike me qytetarët, që është detyrim ligjor.

Edhe pse Kryebashkiaku Erion Veliaj, nën presionin e publikut, u detyrua që të premtonte gjatë fushatës elektorale se nuk do të kishte ndërtime në parkun e liqenit, duket se detyrimet klienteliste të Kryeministrit Rama dhe të tij janë aq të mëdha, sa ata vendosën të shpërfillin hapur opinion dhe interesat e publikut.

Ndërtimi i përket biznesmenit Samir Mane, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me politikanët kryesorë te vendit. Ndërtimi është projektuar nga firma Bolles+Wilson, e cila ka projektuar, ndër të tjera kullën shumë të diskutuar të Korçës.

 

Screenshot 2016-01-15 11

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>