Anglia njoftoi të premten se do të fillojë vaksinimin e grupomoshave 40 -41 vjeç, sipas një raportimi nga The Guardian.
Të premten fillon edhe fiksimi i takimeve përmes dërgimit të mesazheve te Shërbimi Kombëtar Shëndetësor. Javën e kaluar vaksinimi u shtri në grupmoshat 42-44 vjeç dhe u fiksuan 750,000 takime.
Aktualisht, vaksinimi në Angli është i disponueshëm për kategoritë e mëposhtme:
– personat mbi 40 vjeç;
– personat që mbushin 40 vjeç para korrikut 2021;
– personat që kanë rrezikshmëri të lartë klinike nga Covid-19;
– personat që punojnë nën kushte me rrezik të lartë infektimi;
– personat që paraqesin një paaftesi konjitive;
– personeli shëndetësor në vijën e parë kundër Covid-19;
– nëse keni nevojë për kujdestar ose jeni një kujdestari.